Deputetja Rudina Hajdari ka lobuar me forcë që në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 25 prill, të 2021-it, të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Hajdari ka shtruar idenë që të bëhet konvertimi nga listat e mbyllura në të hapura, për t’ia lënë në këtë mënyrë qytetarëve të drejtën për të vendosur kandidatin që do t’i përfaqësojë në parlament.
Edhe pse Partia Socialiste, pretendon që është e kësaj ideje, por një gjë e tillë po mbahet “peng: nga opozita jashtëparlamentare e përbërë nga PD-LSI, Rudina Hajdari thotë se e gjitha është një truk. Në studion e emisionit “Top Talk”, ajo tha se në propozimin e Partisë Socialiste, kryetari gëzon të drejtën për të zgjedhur deputetët që do të mbushin foltoret e parlamentit.
Nëse propozimi i PS-së do të miratohet, Hajdari paralajmëroi se këtë çështje do ta depozitoi në Gjykatën Kushtetuese.
Rudina Hajdari: Amendamentet kanë ardhur si deputete e kuvendit, por duke u konsultuar edhe me pjesës tjetër të opozitës parlamentare, padyshim u lind nevoja direkte për të bërë këtë propozim pasi u njohëm me propozimin e PS-së ishte e qartë që listat në fakt nuk ishin të hapura, por u përdor një truk i shëmtuar për t’i treguar publikut që listat janë të hapura, ndërkohë që vendimmarrja e listave do të ishte totalisht në dorën e kryetarit. Dhe për këtë shkak ne ashtu siç e kemi premtuar që prej fillimit, që listat duhen të jenë të hapura dhe zgjedhësit duhet të vendosin mbi atë kandidat që duhet të fitojë për të shkuar në kuvend. Pikërisht për këtë arsye ne bëmë një propozim tjetër që garanton hapjen e listave 100%, ashtu siç e kemi thënë që në fillim.
Denis Dyrnjaja: Taulant Balla, foli sot për mediat dhe tha që Partia Socialiste është për hapjen e 100% të listave për kandidatët për deputet. Ndërkohë ju thoni që po bëjnë truk nuk e duan në të vërtetë. Në fakt duket sikur jeni në të njëjtën linjë me ta, 100% e duan dhe ata.
Rudina Hajdari: Duhet ta kuptoni qartë, në momentin që i hedh një vështrim propozimit të PS-së, shikohet që në fakt edhe pse i jepet sot zgjedhësit mundësia për të votuar një kandidat, në fund fare ai që del fitues e që shkon në kuvend i lihet në dorë kryetarit. Kryetari vendos renditjen e kandidatëve për deputet dhe më pas ai e vendos dhe rezultatin se kush do të jetë në kuvendin e Shqipërisë. Nuk është votuesi ai që e zgjedh në rang qarku nëse do të jetë ai deputet që do të shkojë në kuvend. Përjashtmi që ka bërë PS-ja me këtë propozim është që jashtë listës së fituesve, pra në vijën ku kufizohet lista e fituesve të ketë një kandidat që merr një mandat të plotë. Çdo qark ka numrin e votuesve se sa duhet për të marrë një mandat dhe variojnë diku nga 8.000 deri në 12.000 vota. Në një mënyrë që t’i të kapërcesh pragun e vijës fituese në Tiranë duhet të marrësh diku tek 12.000 vota.
Denis Dyrnjaja: Sipas jush, këto vota janë të pamundura t’i marri një person.
Rudina Hajdari: Jo vetëm e pamundur por është e pandershme. Çfarë i thua ti qytetarit, që ti hajde mund të votosh si për subjektin zgjedhor edhe për një kandidat nominal. Nëse një kandidat brenda listës fituese të kryetarit ka marrë 400 vota dhe një kandidat poshtë listës fituese ka marrë 9.000 vota, ai nuk mund të futet në parlament sepse e vendos kryetari dhe jo qytetari për t’u futur në parlament. Rama çfarë ka bërë, i ka dhënë në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme të drejtën e votës parapëlqyese por është ai që do e përcaktoj fatin se kush do të shkojë në parlament. Vetëm thotë ai në përjashtim nëse ka një rast jashtë listës fituese kur një kandidat merr më shumë pra se sa i takon për të fituar një mandat në rang qarku.
Denis Dyrnjaja: Do ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese këtë nisëm të PS-së.
Rudina Hajdari: Po, sepse unë nuk besoj të jenë çmendur ato të PS-së dhe të marrë këtë vendim, sepse në kuvend nuk kalon. Por nëse do të marri vota nga grupe të tjera parlamentare për të kaluar këtë propozim do të jemi të parët për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese për ta denoncuar këtë rast. Sepse nëse mbahet në fuqi ky akt, është anti-Kushtetues si në germë dhe në frymë të kushtetutës. Ne i diskriminojmë kandidatët për deputetë, sepse i themi ai që ka marrë më pak vota ai shkon në kuvend, nëse ai që ka marrë më shumë vota ai shkon në kuvend.
Top Channel