E ndërtuar rreth 10 vite më parë, rruga që lidh Peqinin me Belshin ka pësuar dëmtime të rënda.

Ajo është shembur në disa pjesë të saj nga gërryeja e lumit Shkumbin duke u kthyer në rrezik serioz për mjetet. Më e rrezikshme kjo rrugë është natën dhe për ata që kalojnë për herë të parë që nuk e njohin rrezikun e saj.

Shembjet nisën rreth 3 vite më parë dhe mungesa e ndërhyrjes bëri që ato të avancojnë më tej duke marrë totalisht një korsi. Rinisja e reshjeve pritet të çojë në degradim të mëtejshëm duke e bërë koston e ndërhyrjes shumë herë më të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA