Aksident fatal në Peqin/ “Benz-i” përplaset me motoçikletën, ndërron jetë në vend 77-vjeçari (pamje)

21/09/2020 13:03

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari ka ndodhur në Peqin.

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel