Në rrjetet sociale sërish është shfaqur një video ku shihet se si një grup i të rinjve maqedonas përdorin gjuhë të urrejtjes duke brohoritur “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Sipas përshkrimeve në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Por ajo që është më e papritur në këtë video është se grupi  të rinjve ‘mbyll gojën’ dhe largohet me të shpejta sapo aty ndalojnë dhe grumbullohen disa shqiptarë të cilët u kërkojnë llogari për fyerjet raciste.

Në rrjetet sociale thuhet se vargu i makinave me flamuj, u përkiste disa dasmorëve të cilët kanë ndalur në mes të rrugës për të shpërndarë grupin e të rinjve që thërrisnin shprehje raciste kundër shqiptarëve.

Ndërkohë Ministria e Brendshme në Maqedoni ende nuk ka informacione për grupin në fjalë, respektivisht ende nuk dihet nëse të rinjtë, ashtu siç pretendohet i përkasin grupit të tifozëve “Komitët”.

Para disa ditëve një video tjetër në rrjetet sociale kishte ngjallur reagime të shumta ku shihej se si grupi i tifozëve “Komitët”, në stadium brohorisnin me të njëjtat fjalë, gjegjësisht “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. Si shumë raste të tjera, edhe ky raste vazhdon të mos ndëshkohen duke shkaktuar tensione ndëretnike.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel