Nuk duan t’ia dinë për Covid-19/ Të rinjtë britanikë “tërbohen” në klubet e natës (FOTO)

20/09/2020 11:31

E shtuna që lamë pas, i gjeti klubet e natës në Britaninë e Madhe, tejet të mbushura nga të rinjtë.

Grupe, grupe, ata prisnin në radhë për t’u futur në klubet e natës. Vajzat u shfaqën me veshje ekstravagante, ndërsa djemtë nuk i kursyen “prapësitë” në rrugë.

Probleme u krijuan dhe për policinë, të cilët qëndruan në gatishmëri gjatë gjithë mbrëmjes, për të shoqëruar në rajon të rinjtë që e tepruan me konsumimin e alkoolit. Këto pamje, janë një dëshmi e qartë se të rinjtë britanik, sistematikisht “injorojnë” masat e qeverisë përsa i takon situatës së krijuar nga virusi korona.

Ata nuk ndihen të shqetësuar edhe pse vendi i tyre të shtunën shënoi numrin më të lartë të rasteve ditore që prej 8 majit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel