“Mami të do shumë, por duhet t’u shërbej pacientëve”, shefja e Spitalit Infektiv mungon në ditëlindjen e vajzës

20/09/2020 21:40

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka munguar në ditëlindjen e vajzës së saj Greis , sepse duhej të ishte në krye të detyrës, duke u kujdesur për pacientët me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çomo i është drejtuar me fjalë prekëse vajzës së saj.

“Zemer,, e di qe u trishtove, qe nuk erdha, edhe per 1 orë ne festen per ditelindjen tende qe eshte me e bukura per mua, por e mbyllur ne dhome vetem, sigurisht me lot, plot,Mendova qe duhet ti sherbej pacienteve Covid, Ju lashe vetem e di,, ty edhe babin,,,E bukur , Greis, Vetem Vite te Bukura, te uroj ne Jete, Mami te do Shume“, shkruan Çomo në rrjetet sociale”, shkruan Çomo në profilin e saj.

Mjekët janë heronjtë në këtë situatë të vështirë për të gjithë vendin, pasi janë në vijën e parë të rrezikut duke hequr dorë nga të afërmit dhe familjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA