“Arritje historike”/ Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
Ditën e djeshme në lagjen Gjorqe Petrov të Shkupit, grupi i tifozëve maqedonas “Komitet” u filmuan teksa lëshonin thirrje racise anti-shqiptare.
Këto veprime grupi i tifozëve i kanë bërë teksa në rrugë po kalonin disa dasmorë që shiheshin me flamuj shqiptarë në duar, të cilët nuk kanë ngurruar të dalin nga makinat dhe motorët dhe të përballen me maqedonasit ekstremistë.
Një nga të parët që ktheu motorin e tij, për tu sqaruar me grupin maqedonas ishte edhe Adnan Abdula. Ndërkohë ky i fundi pas incidentit ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se duhet ti themi STOP gjuhës së urrejtjes
“ Dhuna nuk është zgjidhje, ka ardhur koha t’i themi STOP gjuhës së urrejtjes, thotë Adnani.
Ndërkohë për këto veprime policia ka ndaluar 16 personat që shiheshin në video duke thirrur “shqiptari më mirë i vdekur…”
Top Channel