Elton Meta banues në Fier, mbrëmë kërcënoi se do të vetëvritej me armë. Ai hyri te shtëpia e vjerrit rreth orës 22:30 dhe iu bind policisë për dorëzim rreth orës 03:30.

Ndërkohë për këtë ngjarje kanë reaguar edhe femiljarët e 31-vjeçarit. E ëma e Elton Metës, Sabire Meta ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Sipas nënës se 31-vjeçarit, nusja (Sabrina) kishte kohë që nuk shkonte mirë me bashkëshortin. Prej një jave ajo ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar te shtëpia e prindërve të saj.

Tre ditë më parë 31-vjeçari kishte denoncuar në polici dhe kishte paralajmëruar se do të vetëvritej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA