Autori i vrasjes së djeshme në Durrës, është arrestuar nga policia. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arbër Kota 26 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Idajet Dulla, 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Dyshohet se sherri ka nisur për një parakalim dhe bllokim rruge, pasi viktima Idajet Dulla po lëvizte me një makinë të vogël, ndërsa autori i dyshuar Arbër Kote po lëvizte me një furgon. Pas kësaj, autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti i tij dhe e ka goditur me thikë 33 vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën.
Lexoni edhe: Durrës/ Detaje të reja nga vrasja e 33 vjeçarit, sherri nisi për një parakalim
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel