Një foto ku shfaqet moderatorja e njohur Bieta Sulo, teksa mban në duar një tullumbace ngjyrë rozë shkaktoi reagime të shumta.

Fansat filluan menjëherë të aludonin se ky detaj ishte një “mesazh” se moderatorja ishte në pritje të ëmbël. Madje disa prej tyre ishin të mendimit, se moderatorja ishte në pritje të një vajze, duke qenë se tullumbacja ishte në ngjyrë rozë.

Për të shuar të gjithë zërat dhe për të sqaruar opinion publik, ka menduar vetë Bieta, e cila me anë të një statusi në rrjete sociale,  ka sqaruar se çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj fotoje. Ajo sqaroi se është e vërtetë që në familjen e tyre do të vij në jetë një fëmijë, por ajo do të bëhet teze dhe jo nënë.

“Një fotot pa tullumbace se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve, është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze. E vërteta e kësaj fotoje është më e thjeshtë : Ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… Gjithsesi, ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë dhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkroi moderatorja.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel