Refugjatët që ikin nga kampet greke tentojnë të kalojnë në këmbë në Shqipëri e më pas drejt Malit të Zi.
Dy familje afgane me tre fëmijë u kapën nga policia në Pogradec. Ata kishin ecur në këmbë për 8 ditë nga Greqia dhe policia i ndaloi ndërsa po shlodheshin në vendin e quajtur Enkelana. Një nga refugjatët, një vajzë adoleshente e dëshpëruar kërkon ndihmë.
“Emri është Madis, po vijmë nga Greqia, Korça. Ne duam të shkojmë në një vend më të mirë, sepse duam të shkollohemi. Unë dua të shkoj në shkollë, jam shumë e re, kam nevojë të shkoj në shkollë, nuk dua para, as ushqim. Është shumë e vështirë. Policia na ka kapur, por ne nuk jemi terroristë”.
Nëna e saj është tashmë në Tiranë dhe ajo kërkon të bashkohet me të. Refugjatët tentojnë të udhëtojnë në këmbë ose me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi e më pas të ikin në vendet e Bashkimit Evropian. Policia kufitare i ka transportuan drejt Korçës ku ndodhet një qendër pritje për t’i rikthyer në Greqi.
Top Channel