Të paktën 10 oficerë policie ishin mes të arrestuarve në Kosovë gjatë një operacioni të gjerë kundër kazinove ilegale.

Qindra oficerë morën pjesë në bastisjen në qytezën e Karaçevës në kufi me Serbinë, për të cilën autoritetet thanë se ishte më e madhja e llojit të saj dhe se vinte pas një hetimi 1-vjeçar.

Kosova vitin e kaluar ndaloi të gjitha aktivitetet e bixhozit me objektiv reduktimin e krimit të lidhura me to.

Jetish Maloku, prokurori i zonës lindore të Gjilan, tha për gazetarët se policia kishte arrestuar të paktën 35 njerëz për aktivitet ilegal kumari, trafik njerëzor, zotërim armësh dhe drogash.

10 nga të arrestuarit ishin pjesë strukturave të policisë kufitare të Kosovës dhe akuzohen se kanë ndihmuar në kalimet ilegale të kufirit.

12 kazino ilegale u shkatërruan dhe u sekuestruan makinetat e lojës.

Në mars të vitit të shkuar autoritetet atje ndaluan lojën e kumarit për 10 vjet prej lidhjeve të saj me krimn e organizuar.

Ligji i kalua pas vrasjeve të dy punonëjsve të kazinove vetëm disa ditë larg njëra-tjetrës.

Kryeminsitri i atëhershëm Ramush Haradinaj tha se masa kishte si qëllim “forcimin e sigurisë publike”.

“Ne nuk do të lejojmë që këto vende të kthehen në arena të krimti të oprganizuar duke marrë jetë njerëzish,” tha ai asokohe.

FOTO GALERI
2/3
Kosova vitin e kaluar ndaloi të gjitha aktivitetet e bixhozit me objektiv reduktimin e krimit të lidhura me to.

Top Channel