Invalidët protestë për biletat/ Elbasan, nuk u njihet ulja e çmimit për shkak të statusit
19/09/2020 15:11
Invalidët e punës kanë protestuar sot pasi nuk u njihet libreza e invaliditetit.
Si rrjedhojë ata nuk mund të përfitojnë transportin urban me 50% të biletës siç parashikohet në statusin e invalidit. Kjo situatë vijon prej disa muajsh, ndërsa invalidët s’kanë marrë asnjë përgjigje edhe pse kërkesat e tyre i kanë dërguar në disa institucione.
Në shoqatën e mbrojtjes dhe integrimit të Invalidëve të Punës në Elbasan janë aktualisht mbi 200 anëtarë, të cilët preken nga ky vendin i transportit urban dhe interurban.
Top Channel