Durrës, vritet babai, plagoset djali/ Babë e bir u qëlluan pas sherrit në lokal. 39 vjeçari humbi jetën në spital
19/09/2020 00:17
Një person u vra mbrëmjen e së premtes në qytetin e Durrësit dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sherri të çastit në mjediset e një lokali.
Policia thotë se ndërroi jetë në spital 39-vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në lagjen Nr.13.
Policia që shkoi në vendin e ngjarjes tha se në një konflikt të çastit fillimisht u përdoren mjete të forta dhe shkopinj bejsbolli, e më pas armë zjarri, ku u përfshinë disa persona.
Në spital i plagosur mbërriti edhe autori i dyshuar Erik Totozi, i cili me pas është transportuar në spitalin e traumës në Tiranë. Ndërkaq në polici u shoqëruan 6 shtetas, të përfshirë në sherrin që la 1 të vdekur dhe dy të plagosur.
Top Channel