Durrës/ Detaje të reja nga vrasja e 33 vjeçarit, sherri nisi për një parakalim
19/09/2020 17:32
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen në Durrës.
Dyshohet se sherri ka nisur për një parakalim dhe bllokim rruge, pasi viktima Idajet Dulla po lëvizte me një makinë të vogël, ndërsa autori i dyshuar Arbër Kote po lëvizte me një furgon.
Pas kësaj, autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti i tij dhe e ka goditur me thikë 33 vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën.
Ndërkohë forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Top Channel