Cikloni i rrallë mesdhetar “Ianos” ka goditur fuqishëm disa zona të Greqisë. Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga permbytjet.

Mësohet se në një prej operacioneve të shpëtimit që u realizua me sukses para pak çastesh dhe që ishte në zhvillim prej disa orësh, u shpëtua edhe një familje emigrantësh shqiptarë me një fëmijë tre vjeç të cilët ishin të rrethuar nga ujërat në fshatin Sofadhës të Kardhitses.

Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA