
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.
Kryediplomati Cakaj theksoi se ky projekt, me rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi, i udhëhequr nga Këshilli e i mbështetur nga Shqipëria, do të vijojë edhe në Tuz, Guci e Plavë.
“Ndërkohë ne do të vazhdojmë me qasje aktive e punë intensive për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon.”- shprehu bindjen Cakaj në përfundim të reagimit.
Top Channel