Edhe me eliminimin e Tutës, Kukësit dhe Laçit Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë ende mundësi përfaqësimi në raundin e tretë dhe në play off të kupës Europa League.
Tirana kampionia e vendit do të përballet në ndeshjen play off të saj përball tre hertë rradhazi kampionëve të Zvicrës Young Boys. Një emër që në letër duket me diferencë të madhe krahasuar me bardheblutë, por trajneri Emanuel Egbo mendon ndryshe.
Fakti që kjo ndeshje do të zhvillohet në Bern të Zvicrës është një presion i shtuar për vendasit dhe një avantazh për skuadrën e tij mendon Egbo
Ndërkohë mes të kualifikuarave shqiptare mbrëmjen e së enjtes ishte dhe Shkëndija e Tetovës e drejtuar nga Ernest Gjoka e cila mundi Botostanin e Rumanisë me shifrat 1-0 falë golit të Besart Ibrahimit.
Përball tyre në raundin pasardhës do të jetë Totenhami i drejtuar nga Hoze Mourinho, një emër i madh i futbollit europian jo vetëm i Premier Leagues
Ndeshja është parashikuar të luhet në Shkup, por nuk përjashtohet dhe mundësia që të pranohet një kërkesë e britanikëve për ta ndryshuar.
Endi Tufa
Top Channel