Erdogan: Tërheqja e mjetit eksplorues turk, tregon vullnetin e mirë drejt Greqisë

18/09/2020 18:14

Vendimi për tërheqjen e plaformës detare turke të eksplorimit të naftës e gazit ilustron vullnetin e mirë të Ankarasë për zgjidhjen e çështjeve reciproke në Mesdheun Lindor, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Mjeti i kërkimit sizmik Oruc Reis u rikthye në port kësaj jave pas pretendiemve të Ankarasë se kishte nevojë për mirëmbajtjet rutinë. Ndërsa Erdogan tha sot se pezullimi i aktiviteteve të eksplorimit do të ndihmojë nxitjen e diplomacisë mes Turqisë dhe rivalit të saj fqinjë.

 “Le t’i japim diplomacisë një shans, le të nisim një qasje pozitive. Greqia gjithashtu duhet të përgjigjet me një hap të tillë si i yni”, tha lideri turk në Stamboll.

Konflikti me Greqinë për kontrollin e ujërave të Mesdheut Lindor u përshkallëzua kur Turqia nisi eksplorimet e naftës e gazit muajin e kaluar. Athina e denoncoi veprimin si të paligjshëm teksa të dy vendet pretendojnë pronësinë e depozitave të naftës e gazit në ujërat e Kretës e Qipros.

Erdogan ka thënë se është i gatshëm të diskutojë pretendimet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, por tha se aktiviteti kërkimor nuk do të ndalojë në mënyrë të përhershme. Ai shtoi se mjeti Oruc Reis do të rinisë operacionet pasi të ketë kryer mirëmbajtjne e nevojshme, që sipas tij përfundon për disa javë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha në fjalimin e kësaj jave se Turqia po“intimidon” Greqinë  për debatin e energjisë në lindje të Mesdheut.

FOTO GALERI
3/3
Mjeti i kërkimit sizmik Oruc Reis u rikthye në port kësaj jave për mirëmbajtjet rutinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA