Cakaj në Shkup, takime me Grubin dhe Dimitrov: Bashkëpunim politik për procesin e anëtarësimit në BE

18/09/2020 17:05

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Shkup, u takua edhe me dy Zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Nikola Dimitrov.

Takimi i Ministrit në detyrë Cakaj me Zëvendëskryeministrin Grubi u fokusua në diskutime mbi disa projekte në infrastrukturë dhe energji, që duhet të jenë në qendër të mbledhjes së ardhshme ndër-qeveritare.

“Ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje për suksesin e pashembullt të ngritjes së shqiptarëve në institucionet qendrore të Maqedonisë së Veriut dhe faktin se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.” – u shpreh Cakaj në një postim në facebook.

Sa i përket takimit me Zëvendëskryeministrin Dimitrov, Cakaj theksoi se tema e diskutimit ishte puna e dy vendeve drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

“Ashtu siç kemi punuar bashkërisht nga qershori 2018 në procesin e ‘screening’, u pajtuam të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve në nivel teknik e politik, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA