Afrikë, 174 viktima dhe mbi 8 mijë raste të reja me Covid-19

18/09/2020 13:36

Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 389 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.610 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.389.010 numrin e rasteve, ndërsa me 174 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 33.484.

Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 15.772, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.715 dhe në Algjeri 1.714 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 655.572 raste, Egjipti me 101.641 dhe Maroku me 94.504 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.38.173.

Top Channel