“Hynë fshehurazi në pajisjet e bashkëpunëtorëve të mi”/ Ariana Grande padit hakerët për publikimin e muzikës dhe materialeve të papublikuara 28/07 20:34
Hajdutët e makinave në Arizona të SHBA-ve, po përdorin pajisje të sofistikuara për të grabitur makina të shtrenjta.
Madje thuhet se ata kanë në organikën e tyre transmetues, që ndihmojnë në hapjen e makinës me shumë lehtësi. Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet dinamika e gjithë grabitjes.
Fillimisht grupi i grabitësve qëndron në distancë të afërt me makinën e piketuar për ta vjedhur dhe presin derisa askush nuk është aty pranë. Kur sigurohen që zona është e lirë, ata dalin dhe me vetëm një buton hapin e ndezin makinën.
E gjithë kjo procedurë zgjat jo më shumë se 50 sekonda. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel