Sondazhi në “PërPuthen”/ Njihuni me vajzën më të pëlqyer për publikun

17/09/2020 18:47

Kur kanë kaluar gati dy javë nga fillimi i emisionit “PërPuthen”, kanë nisur të krijohen pëlqimet e para të publikut për katër vajzat. Sipas një sondazhi të realizuar nga produksioni, vajza më e pëlqyer e publikut rezultoi Fjorela, e ndjekur nga Tea, Shqipja dhe e fundit Ana.

Kjo e fundit, tha se me të vërtetë është renditur e fundit në këtë sondazh, por shtoi se në rrjete sociale, po njeh një shtim të “frikshëm” të numrit të ndjekësve.

Shqipja, theksoi se është fillimi dhe ajo nuk është vetëm vajza e “shpërthimeve vullkanike” por në javët e ardhshme do të na prezantojë me një anë tjetër të saj.

Tea, e cila në renditje ishte shumë pranë Fjorelës, tha se mos ndoshta “stepja” e saj në puntatat e fundit ka ndikuar në përzgjedhjet e publikut.
Ndërsa Fjorela falenderoi publikun për konsideratën kundrejt saj dhe u shpreh se publiku e ka votuar atë për drejtësinë që ka shfaqur në argumente dhe komentet e bëra në studio.

Top Channel