Skandali/ Rrëfimi i modeles “trondit” Shtëpinë e Bardhë: Ja si më ngacmoi Trump (FOTO)

17/09/2020 17:10

Britanikja “Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull të tërë rrëfimit të ish-modeles Amy Dorris, e cila akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për sulm seksual gjatë turneut të tenisit “Us Open”, e cila u zhvillua para më shumë se dy dekadave.

Amy pretendon se Trump asokohe i ishte afruar në mënyrë kërcënuese jashtë tualetit në sektorin VIP, gjatë turneut që ishte mbajtur në Nju Jork më 5 shtator të vitit 1997.

Amy që atë kohë ka qenë 24 vjeçe akuzon shefin e Shtëpisë së Bardhë, se e ka prekur në të gjithë trupin dhe e ka mbajtur të mbërthyer në një mënyrë që ajo nuk mund të lirohej.

“Ai mu afrua duke më puthur në qafë. Në atë moment shtrëngimi i tij u bë më i fortë dhe duart e tij mbështollën trupin tim”, u shpreh gruaja.
Ndërkohë nga krahu tjetër presidenti amerikan mohoi se e ka sulmuar Dorrisin apo se është sjellë në mënyrë jo të duhur ndaj saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel