Sekretari i OKB-së në Stamboll: Bota duhet të bëhet bashkë kundër Covid-19

17/09/2020 19:39

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në lidhje me luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) tha se bota duhet të bëhet bashkë dhe të fokusohet kundër armikut të përbashkët – virusit.

Guterres foli në hapjen e Konferencës së 7-të të Ndërmjetësimit që po organizohet në Stamboll, nëpërmjet videokonferencës.

“Në këto momente gjithashtu jemi duke u përballur me pandeminë e polarizimit dhe ndarjes”, tha ai duke nënvizuar në aktivitet online gjatë pandemisë së COVID-19.

“Bota duhet të bëhet bashkë dhe të fokusohet kundër armikut të përbashkët – virusit. Kjo është arsyeja pse unë apelova për armëpushim global që do të na ndihmojë të fokusohemi në proceset politike dhe në mbështetjen tonë për paqen”, u shpreh Guterres në lidhje me luftën globale kundër koronavirusit.

Konferenca e 7-të e Ndërmjetësimit në Stamboll i bashkon emrat e rëndësishëm në sferën e ndërmjetësimit si dhe përfaqësues të lartë nga organizatat ndërkombëtare.

Në konferencën, ku do të diskutohen sfidat me të cilat përballen njerëzit që punojnë në fushën e paqes që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 do të diskutohet në detaje se si pandemia do të ndikojë në dinamikat e konfliktit.

Në konferencën e cila përbëhet nga tre panele kryesore do të diskutohen situata aktuale në zonat e konfliktit, konflikti dhe dinamika e paqes në periudhën pas pandemisë dhe marrëdhënia midis dixhitalizimit dhe ndërtimit të paqes.

Top Channel