Sot ka nisur seanca e dytë e Kuvendit e sesionit të ri, ku ministri i Turizmit Blendi Klosi foli mbi investimet në Liqenin e Prespës.
Ai tha se ky është një destinacion shumë i pëlqyer nga turistët dhe se vijnë mbi 100 mijë në vit dhe sërish kapacitetet e vendosura me bujtina nuk janë të mjaftueshme. Klosi theksoi se edhe shtet që lagen nga ai liqen duhet të angazhohen në mirëmbajtjen e tij.
“ Liqeni i Prespës lag disa shtete disa vende e kultura. Kemi investuar për ta kthyer Liqenin e Prespës në një destinacion vërtetë tërheqës. Vitin e kaluar ishin 110 mijë turistë që kanë vizituar Prespën. Këto dhjetëra e qindra mijëra turistë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në atë zonë. Thelbi i bisedës është sa industria e turizmit do ndikojë në ekonominë e familjeve shqiptare. Ka disa bujtina dhe guesthouse. Ka mbi 100 shtretër në atë liqen por ka më shumë kërkesa se kaq. Në vendin e BE-së që lag ky liqen, 1 mijë metra është larguar parkimi. Ngrohja globale dhe ngrohja me 2 gradë temperatura na bën që të shqetësohemi. Festa e dimrit këtë vit ishte mjaft e ngrohtë. Nuk kishte më borë që të kthehej në liqen. Po kërkon të ndryshojë krejtësisht mentalitetin e funksionimit të atij territorit. Një objekt i vetëm nuk vlen aq sa do të vlente mirëmbajtja e Prespës. Trajtimi i ujërave të zeza në Pustec. Po punohet për mbështetjen e banesave, trajnimin e personave që do të punojnë në atë projekt”, tha Klosi.
Top Channel