Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkon si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përdundojë në nëntor.

Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara.

Teksti jo-detyrues i rezolutës, i cili u u votua më 17 shtator me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenim, gjithashtu bën thirrje për “zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”.

“Sapo të mbarojë mandati i udhëheqësit të tanishëm autoritar, Alyaksandr Lukashenka, më 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, tha PE në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e quajti menjëherë rezolutën “një ndërhyrje në punët e brendshme”.

Shtetet anëtare të BE-së po punojnë aktualisht në ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve kundër zyrtarëve bjellorusë, të cilët blloku prej 27 vendesh, i sheh si përgjegjës për një goditje të ashpër ndaj protestave masive që nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Sipas burimeve, Lukashenko nuk do të përfshihet fillimisht në listën e sanksioneve, por Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përfshirjen e tij dhe po kërkon që vendet anëtare të shikojnë mundësinë e përfshirjes edhe të qytetarëve rusë të cilët drejtpërdrejt mbështesin regjimin në Minsk.

Demonstratat kanë paraqitur kërcënimin më të madh për Lukashenkon dhe përpjekjet për të zgjatur qeverisjen e tij 26-vjeçare.

Mbështetja e Moskës është bërë thelbësore për mbijetesën e Lukashenkao si president dhe Kremlini ka akuzuar Perëndimin se po kërkon të shohë një revolucioni në vend.

Rezoluta gjithashtu inkurajon vendet anëtare të BE “për të lehtësuar dhe përshpejtuar krijimin e një korridori humanitar dhe procedurën për marrjen e vizave për ata që largohen nga Bjellorusia për arsye politike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA