Patra, zjarret rrezikojnë banesat/ Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu flakët në momentin e fundit

17/09/2020 12:25

Një zjarr masiv ra në zonën periferike të qytetit të Patras dhe vuri në rrezik banorët vendas.

Sipas policisë vendase, pak rreth orës 20 sipas orës lokale, flakët e zjarrit mbuluan një zonë në rrugën periferike që lidh Patrën me Pirgosin.

Për shkak të erës së fortë në zonë,zjarri brenda pak orësh iu afrua banesave dhe dogji ullinj, hardhi dhe dhe shkurre. Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte energjike,dhe falë saj i bë i mundur izolimi i zjarrit,vetëm pak metra përpara se flakët të arrijnë në banesat e para.

Banorët ishin të tronditur ndërsa lufta me zjarrin vazhdon ende. Prefekti i zonës urdhëroi dërgimin në zonë të ekspertëve për verifikimin e dëmeve.

Top Channel