“Më pëlqen shumë plakja”, Ina Kollçaku zbulon qytetin ku do të pleqërojë

17/09/2020 18:21

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar Ina Kollçaku. Ina është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në emisionin “PërPuthen”.

Teksa po flisnin për plakjen, Ina rrëfeu amanetin e gjyshes nga ana e mamasë. Ajo i ka thënë bukuroshes se kur të plaket të jetojë në Përmet, e këtë gjë duket se ajo do ta ndjekë me rigozitet.

“Më pëlqen shumë plakja. Dua të plakem në Përmet, e kam trashëgimi nga nëna e mamit dhe dua të plakem atje”, u shpreh Ina.

Top Channel