Greqi/ Zjarr masiv në Patras, vihet në rrezik jeta e banorëve

17/09/2020 09:56

Një zjarr masiv përfshiu  zonën periferike të qytetit të Patras në Greqi dhe vuri në rrezik banorët vendas.

Sipas policisë vendase, pak rreth orës 20:00 sipas orës lokale,flakët e zjarrit mbuluan një zonë në rrugën periferike që lidh Patrën me Pirgosin.

Për shkak të erës së fortë në zonë,zjarri brenda pak orësh iu afrua banesave dhe dogji ullinj ,hardhi dhe shkurre. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e zjarrit,vetëm pak metra përpara se flakët të arrinin në banesat e para.

Banorët ishin të tronditur ndërsa lufta me zjarrin vazhdon ende. Sipas zjarrfikësve,aktualisht flakët janë kufizuar dhe po punohet për shuarjen e tyre nga disa qindra zjarrfikës. Prefekti i zonës urdhëroi dërgimin në zonë të ekspertëve për verifikimin e dëmeve.

Top Channel