“Duan vajza 25-vjeçare për dashnore”/ Plas “sherri” mes Inës dhe Sabina Kodrës…

17/09/2020 18:30

“Gratë e bukura, apo vajzat e bukura”?! Kjo ishte temë në pjesën e dytë e emisionit “Ftesë në 5”. Në panelin e të ftuarve ishin të ftuara, Ina Kollçaku dhe producentja Sabina Kodra.

Në një moment debati u zhvendos tek profesioni dhe përzgjedhja që bëjnë punëdhënësit në intervistat e punës. Ina u shpreh e mendimit se mosha e re është një faktor domethënës në një intervistë pune, madje sipas saj ka lajmërime pune që e përcaktojnë moshën që është më e favorizuar. Ndërsa

Sabina ndau një mendim të kundërt me të. Producentja e njohur u shpreh se, nëse punëdhënësi shikon në një intervistë pune moshën e re, ai është në kërkim të një të “dashure” e jo të një profesioniste.

Ina: Ka punë që thonë se pranohen persona deri në moshën 25 vjeç.

Sabina: Se është duke kërkuar dashnore është gjë tjetër.

Ina: Unë kam punësuar shumë vajza dhe kam hasur problematika. Gocat që më shkruajnë mua kërkojnë që të punojnë, e jo të jetë e dashur. Një punë e caktuar kërkon që t’i të qëndrosh shumë orë me taka.
Sabina: Kjo nuk është profesion.

Ina: Kjo që po thua është diskriminim.

Top Channel