Çfarë po ndodh në PërPuthen?! Djemtë “ndezin” studion, ftojnë në vallëzim të preferuarat e tyre

17/09/2020 19:32

Nuk kishte se si të mbyllej më bukur “PërPuthen” për këtë të enjte, se sa me pak muzikë, vallëzim, e dashuri. Këto komponentë u panë me doza të larta.

I pari që mori iniciativën ishte Arbi, i cili ftoi Tean në një vallëzim. E pas tij, Andi nisi vallëzimin me Shqipen, Fatjoni me Anën, e Mevlani me Fjorelën.

Pas disa debateve të “zjarrta” puntatat e kaluara, duket se tashmë vendin në emision do ta zënë dashuria dhe risitë.

Top Channel