Arratisen më shumë se 200 të burgosur, deri në dhëmbë me armë e municione

17/09/2020 18:20

Të burgosurit në një institucion në Uganda kanë mundur dje rezistencën e rojeve dhe 219 prej tyre janë arratisur me të paktën 15 armë.

Dy prej tyre u vranë nga forcat e sigurisë gjatë operacionet të gjerë për rikapjen e tyre, tha një zëdhënës i ushtrisë.
Të burgosurit u arratisën natën e të mërkurën nga kompleksi i Karamoja, rajoni i largët gjysmë shkretëtirë.

Para arratisjes ata thyen depon e aramtimit të burgut nga ku morën 15 kalashnikovë, 20 karikatorë dhe municione të tjera.
“Është një arratisje masive … ata ishin kriminelë të rangut të ashpër,” tha zëdhënësi e ushtrisë duke shtuar se mes tyre kishte vrasës, grabitës dhe përdhunues.

Ai shtoi se gjatë operacionit të gjerë të sigurisë ishin rikapur dy të burgosur, përveç dy të vrarëve.

“Ata kanë pasur kohë gjithë natën për t’u fshehur, kjo i komplikon paksa përpjekjet por ne do t’i kapim ata”, shtoi zëdhënësi.

Kjo është arratisja e tretë e të burgosruve në Uganda që prej shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, teksa frika nga virusi ka motivuar më shumë kriminelët për t’u arratisur.

Karamoja, zona malore e Ugandës në kufi me Kenian është gjithashtu rajon i pasur me minerale si floriri.

Top Channel