Ambiente përrallore/ Jennifer Lopez nxjerr në shitje shtëpinë super luksoze për shifrën e 7 milionë dollarëve (FOTO)

17/09/2020 16:53

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez kanë vendosur të nxjerrin në shitje shtëpinë super luksoze, në Malibu.

Dyshja e famshme e bleu ambientin luksoz vetëm një vit më parë, por zëra të shumta thonë se ata kanë vendosur për ta shitur atë për ta zëvendësuar me diçka më mbresëlënëse.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga shtëpia luksoze, e cila është nxjerrë në shitje për 7 milionë dollarë.

Shtëpia ka një sipërfaqe prej 4.400 metrash katrorë, është e përbërë nga 5 dhoma gjumi e katër tualete.

Gjithashtu nuk mungon edhe pamja panoramike me në sfond detin. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel