Kerstin Ehe, 55 vjeçare nga Gjermania thotë se ka shpenzuar €30,000 për tatuazhet e saj të sofistikuara , të cilat i shfaq rregullisht për 94,400 ndjekësit në Instagram.

Mesogruaja tërheqëse nga Leipzig, thotë se ka bërë tatuazhin e saj të parë në prill 2015 dhe se ka nisur fushatën e saj për të treguar se “edhe më të vjetrit duken bukur të ngjyrosur”.

Asokohe ajo nuk e mendonte se do të kalonte pesë vitet e ardhshme duke mbuluar trupin e saj me ngjyrime artistike.

Tani ajo punon si shofere taksie me kohë të plotë dhe ka nisur misionin për të provuar se të vjetrit mund të duken mirë me tatuazhet.

“Kur bëra tatuazhin tim të parë në dorë artisti më tha se do të më dhembë. Por më pas unë fillova të mbuloj krahun dhe të dëshiroja gjithnjë e më shumë. Më duket vetja shumë e bukur, shumëngjyrëshe, e jashtëzakonshme. Unë i bëj njerëzit të buzëqeshin me tatuazhet e mia të luleve e flutrave. Desha diçka që të zgjaste përgjithmonë”, thotë ajo mes të tjerash.

Kerstin pranon se shpenzimi i kaq shumë parave në tatuazhet demton ekonominë e saj.

Ajo thotë: “Ato kushtojnë por unë nuk pi duhan, nuk shkoj me pushime e nuk kam një apartament të shtrenjtë. Çdo gjë që kam e investoj në tatuzhet. Kam paguar €25,000 deri në €30,000 për to.”

Bukuroshja thotë se nuk ka “domethënie të saktë në gjyrimet e saj” por adhuron lulet, fluturat dhe kafkat.

Ajo ka hapur një faqe në Instagram në 2016 për të treguar se “edhe më të vjetrit mund të duken bukur me tatuazhe”.

“Disa njerëz më thonë se nuk duken bukur, apo se kam bërë më shumë se ç’duhet. Disa thonë se duhet të shqetësohem sesi do të dukem kur të jem më e vjetër, apo se lëkura ime po rrudhet. Por ne të gjithë do të plakemi dhe disa njerëz nuk e kuptojnë nuk është e rëndësishme nëse je apo jo e mbuluar me tatuazhe”.

FOTO GALERI
5/5
Bukuroshja thotë se nuk ka "domethënie të saktë në gjyrimet e saj" por adhuron lulet, fluturat dhe kafkat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA