Stilistja e njohur rrëfen ëndrrën e madhe, dëshiron që një ditë të stilojë këngëtaren me famë botërore

16/09/2020 18:44

Teksa shumë këngëtare e personazhe të njohura të ekranit mbajnë veshur veshje të qëndisura nga duart e saj, stilistja e njohur Drenusha Xharra, ka një “ëndërr në sirtar”, që një ditë të stilojë një veshje për Rihannën.

Këtë “ëndërr” ajo e rrëfeu në studion e emisionit “Ftesë në 5”, në një intervistë me moderatoren Bieta Sulo.

“Dëshiroj të stiloj një veshje për Rihannën, më pëlqen karakteri i saj. Mundet me pas dukje shumë femërore, por mund ta veshësh me veshje meshkujsh dhe mund ta veshësh shumë bukur”, tha stilistja.

Top Channel