Stilistja e njohur e thotë “shkoqur”, tregon emrin e këngëtares që “i ka nxirë jetën”

16/09/2020 18:32

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar stilistja e njohur Drenusha Xharra.

E pyetur nga Bieta se kush është personazhi i famshëm që ka më shumë “naze”, Drenusha tregoi se është Tuna. Stilistja e njohur u shpreh se me Tunën ka hasur vështirësi në fillimin e karrierës, por “nazet” e saj e kanë ndihmuar për t’u përmirësuar akoma dhe më shumë

“Në fillim të karrierës kam pasur me Tunën. Unë kam pasur frikë, ajo në të njëjtën kohë ka pasur projektet e veta me kohë të limituar dhe kjo ka qenë mësim për mua”, tha stilistja.

Top Channel