PërPuthen/ Xheiola rishfaqet sërish në studio, Ana e pret “ftohtë” dhe e vendos me “shpatulla pas murit”

16/09/2020 18:51

“Përputhen” filloi sërish dinamike këtë të mërkurë.

Në studio, ashtu sikurse dhe puntatën e djeshme ishte e ftuar Xheiola, mikesha e ngushtë e Anës. Ajo puntatën e djeshme u përfshi në një debat të ashpër me Shqipen, ku nuk munguan tonet e larta dhe ofendimet. Ndërsa sot, Xheiola u shpreh se u shfaq në emision, për “një rrugë e dy punë”, të ballafaqohej me Shqipen, por edhe t’i bënte një surprizë Anës. Kjo suprizë e Xheiolës nuk u prit mirë nga Ana, e cila u shpreh se do të dëshironte që pajtimi mes tyre të bëhej në një formë më private. Pas zhvillimeve në studio, duket se miqësia mes dy vajzave ka pësuar krisje.

Xheiola: Në atë moment duhet kuptuar, se supozohej që edhe unë të merrja një përgjigje pozitive nga produksioni dhe nuk më erdhi. U zhgënjeva, mërzitja vazhdoi disa ditë me radhë. Ana s’më ka faj absolutisht. Unë u mërzita me produksionin dhe jo me Anën. Ne patëm një ndarje fizike, por jo shpirtërore.

Ana: Unë prisja një “suksese”, gjë që s’e mora shumë.

Xheiola: Suksesin erdha dhe ia thashë në studio. Absolutisht jo, por produksioni krijoi një rol situate që unë s’e prita mirë. Kudo që shkoj e gjitha aprovohet dhe ky ishte zhgënjimi i parë. Unë kam ardhur për një përballje dhe unë erdha të përballem me Shqipen, sepse ajo foli për mua. U prish marrëdhënia, unë e mora iniciativën për të ardhur këtu për të shprehur pozitivitetin karshi Anës. Unë erdha një rrugë e dy punë, një sqarim me Shqipen dhe një falenderim për Anën.

Ana: Ola është shumë kohë që t’i ke harxhuar. Andi unë gocën e njoh, pres një reagim nga goca dhe jo të vijë në studio. Unë e vlerësoj iniciativën e saj, por do ta vlerësoja më shumë nëse goca do ta ruante privatësinë. Prisja gjithkënd, por jo ty. Unë Shqipes ja dhash përgjigjen si shoqja e saj. Unë në asnjë moment s’të kam ulur. Nëse dëshiron ta dish e dashur, kur më është përmendur muhabeti jot unë s’kam qenë në dijeni. Kur ka mbaruar puntata unë kam qarë shumë dhe ti vjen këtu dhe më thua më fal.

Top Channel