PërPuthen/ Shqipja kalon në “filtër” djemtë, shpreh pëlqimin për disa prej tyre…

16/09/2020 19:02

Shqipja është një nga vajzat më të pëlqyera e të komentuara në emisionin “PërPuthen”.

Ndaj saj deri më tani kanë shprehur në mënyrë direkte e indirekte pëlqimin Mevlani dhe Andi. Ndërsa Shqipja tregoi shkurtimisht cilësitë që i pëlqejnë te meshkujt konkurrentë. I pari ishte Andi. Andi në sytë e Shqipes, është një djalë simpatik e me sy të bukur, ndërsa Fatjoni për të është tepër simpatik e nga pamja fizike përshtatet me pëlqimet e saj.

Mevlani i ka rënë në sy që në puntatën e parë dhe një takim me të do të realizohet. Por edhe Emini, i vetmi nga Kosova në këtë emision, përfshihet në pëlqimet e Shqipes. Ai u përshkrua nga vajza bukuroshe si një djalë i guximshëm dhe tepër tërheqës.

“Unë e kam theksuar dhe më para, Andi është shumë simpatik, e tjerë e tjerë. Por edhe Fatjoni nuk ngelet mbrapa, nuk ngelet mbrapa Mevlani, më pëlqeu që në puntatën e parë sepse që ditën e parë shprehu pëlqimin për mua. Emini është tip i guximshëm, më tha një puntatë më parë, ti bërë zgjedhjen më të lirë. Emini nuk frikësohet. Marisi është djalë fantastik, ndërhyn kur duhet”, tha Shqipja.

Top Channel