Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm
Qytetarët në çdo cep të botës janë mësuar me idenë që virusi korona është mes nesh dhe na duhet që të bashkëjetojmë me të.
E për këtë arsye, dalëngadalë jeta po i rikthehet normalitetit, por për ta bërë këtë jemi të detyruar të ndjekim disa rregulla strikte, për të frenuar më tej përhapjen e infeksionit. Të rinjtë britanikë sistematikisht kanë injoruar masat e dhëna nga autoritetet, e kjo u pa edhe së fundmi, në festën e shthurur që ata zhvilluan për rihapjen e universiteteve.
Qindra studentë “pushtuan” rrugët e Portsmouth-it mbrëmjen e djeshme. Siç shihet dhe në fotot e publikuara, të rinjtë nuk respektojnë distancimin social dhe shihen shumë pranë njëri-tjetrit. Gjithashtu, grumbuj të rinjsh prisnin për të hyrë në klubet e natës, ku u teprua jo pak me konsumimin e alkoolit. Këtë vit, studentët po kthehen në universitete në rrethana të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavrusit.
Top Channel