Muzika kalon kufijtë/ Në Shkodër mblidhen artistë nga gjithë Ballkani

16/09/2020 15:40

Kufinjtë tokësor mund të mbyllen  por ato të muzikës qëndrojnë gjithmonë hapur duke bashkuar popujt. Shkodra u bë qyteti mikpritës, ku artistë nga i gjithë Ballkani performuan së bashku për disa net me radhë, e për të finalizuar këtë bashkëpunim në natën finale të festivalit “Muzika mbi të gjithë kufinjtë” 

Për drejtorin artistik profesor Lorenc Radovanin, realizimi ishte i vështirë për shkak të pandemisë por ia dolën me sukses.

Isak Haracic nga Serbia dhe Ana Maria Maric nga Bosnja duke vlerësuar mikpritjen në Shqipëri shpresojnë që të vazhdojë ky projekt.

“Është i vetmi rast që unë marr pjese në një koncert të tillë ballkanik dhe jam i kënaqur.  Ishte pak e vështirë të interpretoja muzike shqiptare por e kërkova vetë pasi ju më mirëpritet.”

“Është një nder për në që jemi në Shqipëri. Shpresoj që ky projekt të vazhdojë dhe të përsëritet. Muzika është e njëjta gjuhë për çdo vend të botës. Jemi kënaqur shumë këtu. Forca Shqipëria.”

Muzika ka bashkuar jo vetëm kombet por edhe dashurinë mes çiftit  Arvida Kullolli nga Shkodra  dhe Admir Vraço nga Bosnja.

Festivali i muzikës ballkanike i organizuar nga qendra rinore Arka synon të kthehet në një traditë të përvitshme.

Top Channel