Gruaja e dehur “nuk ka mëshirë”, bën “akrobaci” me karrocën në të cilën ndodhet foshnja (VIDEO)

16/09/2020 22:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin rus Jefermov.

Në një video të bërë virale shfaqet një nënë e dehur duke shtyrë karrocën brenda së cilës ndodhej vajza e saj e vogël, e bashkë me të tenton të përshkojë pengesat ku të rinjtë ushtrojnë me “skateboard”.

Sipas mediave të huaja nëna e “çmendur” e ka bërë disa herë këtë veprim, e nuk ndalej edhe pas të qarave të fëmijës. Raportohet se para këtij veprimi, gruaja kishte konsumuar të paktën dy litra birrë.

Nuk dihet ende nëse policia është në dijeni të këtyre filmimeve, por përmbajtja e saj ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

 

Top Channel