Elton John e ish-gruaja Renate Blauel mbajnë ‘bisedime paqeje’ për zgjidhjen private të çështjes ligjore 5mln euro

16/09/2020 16:09

Ylli britanik homoskesual i rrokut Sir Elton John dhe ish-gruaja e tij Renate Blauel po përpiqen të zgjidhin privatisht konfliktin konfliktin e padisw 5 milionë euro mes tyre, zbulohet së fundmi nga dokumentet gjyqësore.

Blauel, ekzekutive gjermane e regjistrimeve muzikore ka paditur 73 vjeçarin Elton, për shkelje të kushteve të divorcit të tyre duke bërë publike detaje të martesës.

Çështja ishte bërë gjithnjë e më armiqësore javët e fundit por tashmë avokatët e tyre po përpiqen të arrijnë një marrveshje jashtë gjykatës.

Këshilltarja e Elton, Jenny Afia i tha mediave se qëllimi i padisë së Blauel është zhvatja e sa më shumë parave nga Elton dhe njollosja e emrit të tij me gënjeshtra.

Por përfaqësuesi i Blauel Yisrael Hiller u kundërpërgjigj me një deklaratë të ashpër për llogari të saj: “Është e trishtë që Sir Elton po tenton të diskreditojë Renate duke publikuar shpifje dëmtuese me anë të avokatëve të tij”.

Blauel thotë se publikimi i detajeve të marrdhënies së tyre në librin ‘Me, Elton John’ – ka ringjallur interesin te ajo.
Në pretendimet e fundit avokati i Blauel, Adam Wolanski thotë se Sir Elton e dinte për problemet e saj me depresionin e ankthin e shkaktuar prej martesës me Elton.

“I akuzuari e dinte se akuzuesja ka tentuar vetëvrasje gjatë martesës së tyre. I akuzuari dhe akuzuesja shkuan për muajin e mjaltit pesë apo gjashtë muaj pas martesës së tyre, në një vilë në St Tropez. Tre ditë pasi nisjes së pushimeve i akuzuari i tha asaj se martesa e tyre nuk po funksiononte dhe se donte të kthehej në Angli. Akuzuesja u zemërua shumë dhe mori një overdozë prej 36 tabletash valium duke humbur ndjenjat. Ajo u dërgua në spital ku iu bë një lavazh stomaku”, thuhet në dokumente

FOTO GALERI
2/5
Marrëveshja e divorcit të 1988 kerkonte të mos diskutoheshin detaje mbi martesën e tyre.

Top Channel