E droguan dhe përdhunuan për 5 orë, këngëtarja rrëfen momentet e tmerrit…

16/09/2020 20:20

Pesë orë mjaftuan për t’i hapur një “plagë” të parikuperueshme këngëtares Alexandra Jenna. 28-vjeçarja pretendon se është droguar e përdhunuar në një bar në Mançester.

“Më kujtohet që porosita dy vodka para se të pyesja një burrë se ku mund të shkoja për një cigare. Mendoj se ai më drejtoi drejt një oborri jashtë me qëllim. Ishte një lloj hapësire e mbyllur ku ata mbanin mbeturinat dhe unë nuk mund të kthehesha brenda”, tha ajo.

Alexandra shprehet e sigurt se dikush i ka hedhur diçka në pije, pasi e ka të pamundur të kujtojë shumë momente nga ngjarja. Pas pesë orësh ajo ishte përpjekur të kthehej në shtëpi, me anë të një taksie. Pikërisht shoferi i taksisë e dërgoi atë në një rajon policie, pasi e pa në gjendje tepër të rendë. Pas analizave në spital, rezultoi se e reja kishte konsumuar drogë.

“Ndihesha shumë e turpëruar dhe konfuze, kjo ngjarje më futi në një gjendje depresive”, rrëfeu këngëtarja.

Top Channel