E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja Ertila Koka foli si rrallëherë për bashkëshortin e saj Edgarin.

Ajo pranoi se pak ditë më parë, i shoqi e kishte surprizuar me një mesazh shumë romantik me rastin e ditëlindjes.

Gati e përlotur, Ertila tregoi se ai ia shpreh më rrallë ndjenjat dhe kjo e bën të emocionohet çdo herë që ndodh.

Ndër të tjera, këngëtarja pranoi se kënga e re është dedikim për të, madje edhe fraza “ia puth buzët” ndodh çdo natë para se të flenë.

Top Channel