Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet pasditen e së martës në Urën e Nisherakut në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit dy persona mbetën të plagosur, drejtuesi i automjetit i identifikuar si Preng Gjini, si dhe një kalimtar i rastësishëm italian, të cilët u transportuan në spital. Sipas hetimeve paraprake, dyshimet janë se shpërthimi është kryer në distancë me telekomandë.

Pista kryesore e hetimit për këtë atentat është ajo e hakmarrjes, e konfirmuar edhe nga Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi. Burime të policisë nga Top Channel, bëjnë me dije, se shpërthimi lidhet me një seri të tjera vrasjesh dhe atentatesh të ndodhura në qytetin e Mirditës, të cilat të martën zbritën në kryeqytet. I plagosuri nga shpërthimi Preng Gjini, është vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar vitin e shkuar në qendër të Rrëshenit, me kallashnikov, i cili me herët i kishte shpëtuar një atentati me Tritol.

Seritë e këtyre hakmarrjeve e kanë zanafillën me vrasjen në vitin 2016, të Sajmir Jakut, ish drejtues i OSHEE-së. Dy vite më pas në Itali, u vra Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit, ky i fundit i ezkekutuar me snapjer po në qendër të Rrëshenit në Janar të këtij viti.

Pas vrasjes së Gasper Reçit në Itali, një tjetër ngjarje për motive hakmarrje ndodhi në Belgjikë, ku u ekzekutua Kreshnik Gjini, nipi Sajmir Jakut.
Saga vijon më tej, me eleminimin e Armando Gjinit me kallashnikov, për të përfunduar më pas në vrasjen e pestë atë të Kastriot Reçit, pak metra larg lokalit të tij.

Ndërsa e marta, konfirmoi edhe njëherë që hakmarrja mes dy fiseve vijon, por askush nuk ka dal përpara drejtësisë. Ndërkaq, lidhur me atentatin e se mërkurës policia ka ngritur grupe punë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, kontrollet veç Tiranës janë shtrirë edhe në Mirditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA