Me shtrëngimin financiar të kohëve të koronavirusit, akuariumi Pine Knoll Shores në Karolinën e Veriut në SHBA ka vendosur të mbledhë me kova monedhat e hedhura “për fat” në pusin e tij nga vizitorët.

Vendi duhet të mbajë kafshët të shëndetshme e të ushqyera, si dhe të paguajë rrogat e stafit në një kohë kur vizitorët janë reduktuar së tepërmi prej pandemisë.

Me shtimin e faturave drejtuesit e akuariumit vendosën të veprojnë duke mbledhur rreth 400 litra monedha të “urimeve të mira” të hedhura gjatë viteve nga vizitorët.

“Monedhat u mblodhën e u ndanë sipas vlerës,dhe tashmë do të përdoren për kujdesin e përgjithshëm të akuariumit gjatë kësaj kohe”, thuhet në një postim të akuariumit në rrjetet sociale.

Monedhat ishin traditë të hidheshin në ujëvarën 10 metra të lartë të Smoky Mountain, të cilën punonjësit e detyruan ta thanin për t’i mbledhur ato. Paratë e grumbulluara gjatë rreth 14 viteve ishte e vështirë të numëroheshin por pas numërimit final u zbulua se arrinin në rreth $9,000.

Akuariumi njoftoi në rjetin Facebook se:“Totali i shumës ishte $8,563.71,” por shtuan se kishin nënvlerësuar shumë kohën që do të duhej për pastrimin, ndarjen dhe shkoqitjen e të gjithë monedhave.

FOTO GALERI
3/5
Ata thane se kishin nënvlerësuar shumë kohën që do të duhej për pastrimin, ndarjen dhe shkoqitjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA