Presidenti Ilir Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale për 78 vjetorin e Konferencës së Pezës ka dhënë një mesazh politik ku bën thirrje për bashkim kundër asaj që ai e quan pushtimi nga një bandë oligarkësh.
Më tej Meta shkruan se Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.
Postimi i plotë i Presidentit:
Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!
Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.
Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane.
Top Channel