​Von der Leyen: Nacionalizmi vaksinor i rrezikshëm për jetën

16/09/2020 16:49

Nacionalizmi vaksinor rrezikon jetët, ndërkohë që bashkëpunimi për sa i përket vaksinave i shpëton ato, theksoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kërkimi për një vaksinë kundër COVID-19 është bërë objekt i një konkurrence të hapur në shkallë botërore.

“Përballë krizës që po përballet bota, disa zgjedhin të tërhiqen në vetvete (…) Të gjesh një vaksinë nuk mjafton. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët evropianë dhe ata përreth botës të kenë qasje në vaksina (…) Askush prej nesh nuk do të jetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt “, nënvizoi ajo para Parlamentit Evropian.

Top Channel