Një 25-vjeçare e famshme në rrjetin Instagram ka vdekur disa javë pas ditëlindjes së 1-re te vajzës së saj, e goditur nga rryma elektrike në barin ku punonte.

Kellollayne Oliveira, nga Teresina në veri të Brazil, kishte më shumë se 25,000 ndjekësa online dhe postonte foto nga jeta dhe puna e saj.

Oliveira vdiq të shtunën duke pastruar në kafenenë që zotëronte. Ende nuk është përcaktuar sesi ajo u vra nga rryma elektrike.

Oliveira ishte e martuar dhe kishte një vajzë 1-vjeçare, ndërsa në llogarinë e saj në Instagram dokumenonte gëzimet dhe telashet e të qenit nënë.

Ajo fliste gjithashtu për kujdesin ndaj flokëve dhe bënte rekomandime stili e makiazhi.

Në profilin e saj thuhej: “Një nënë, sipërmarrëse e bashkëshorte, që tregon vetëm realitetin.”

Ajo ishte gjithashtu aktiviste e bamirësisë Mundo Colorido, e cila ndihmon fëmijët në nevojë, si dhe e grupit Mundo Brilhante, organizata që nxit leximin, jetesën e shëndetshme dhe arsimin, mes fëmijëve.

Vdekja e Oliveira solli një varg homazhesh në rrjetet sociale. Një postim nga Mundo Brilhant shkruante: “Dhimbja jonë në këtë moment është e pamasë, humbëm një person të bukur nga brenda e nga jashtë”.

Një tjetër person shkruante: “Një person i ndriçuar me një zemër të mirë. Vetëm ata që e njihnin e dinë. U prehsh në paqe Kellolayne.”

FOTO GALERI
1/7
Kellollayne Oliveira, nga Teresina në veri të Brazil, kishte më shumë se 25,000 ndjekësa online

Top Channel